Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar sot masën 30 ditë arrest shtëpiak për tre të pandehurit F.XH, H.H dhe J.GJ., nën dyshimin se kryer veprën penale shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore dhe falsifikim i dokumenteve.
Të pandehurit janë njoftuar nga gjykata se nëse e shkelin këtë aktvendim, gjykata mund t’ua caktojë masën e paraburgimit.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./TV Malisheva