Një person është gjetur i vdekur dje, në lokalin e tij, në Dragash.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Një mashkull nga Kosova është gjetur pa shenja jete në lokalin e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, është bërë e ditur në raportin policor.
/TV Malisheva