Një burrë është gjetur sot pa shenja jete në një veturë, në magjistralen Gjakovë-Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, i cili ka informuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi i emergjencës.

“Viktima është mashkull i lindur më 1955. Ekipi i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitet policore në konsultim me prokurorin kanë ndërmarrë veprimet e nevojshem”, ka bërë të ditur Graishta.

Rasti po trajtohet si “Hetim i vdekjes”.

/TV Malisheva

Share.