Ka përfunduar ndeshja Arbëria – Prishtina.

Skuadra nga kryeqyteti ka triumfuar duke ralizuar plotë katër gola në portën kundërshtare.

Ishte Leonit Abazi që realizoi dy gola, Leotrim Kryeziu shënoi një tjetër, kurse në fund golin që e përmbylli rezultatin e shënoi Besnik Krasniqi për 0 me 4.

Kjo është fitorja e dytë radhazi për skuadrën e Prishtinës që ka arkëtuar plotë 6 pikë në dy ndeshje.

Momentalisht Prishtina është në pozitën e tretë me 38 pikë, tashmë 6 pikë më pak se Drita e vendit të parë dhe 3 pikë më pak se Ballkani i vendit të dytë. /TV Malisheva

Share.