Gjatë 24 orëve të fundit në Malishevë është shënuar një rast i ri me COVID-19 dhe një tjetër është shëruar, shkruan TV Malisheva.
Njoftimi i plotë:
Sot në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga covid-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri. Kjo është bërë e ditur nga ana e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, përkatësisht me shtabin emergjent komunal për menaxhimin e situatës me covid-19.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19, janë regjistruar 2763 persona, prej tyre 2671 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 7 persona.
/TV Malisheva