Olsi Kuka, 30 vjeçar nga Shqipëria është vrarë me thikë në Barnet në veri të Londrës të mërkurën pas mesnate.

Ai është gjetur i vdekur me plagë të marrë nga therjet.

Policia i ka arrestuar tre persona dy djem, njëri 33 vjeç dhe tjetri 24 vjeç si edhe një vajzë 24-vjeçare.

Autoritetet britanike po punojnë në zbardhjen e shkaqeve që çuan në zbulimin e rastit, shkruan BBC.

/TV Malisheva

Share.