Kandidati për kryetar të Malishevës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kastriot Berisha, ka vazhduar me prezantimin e aderimeve të reja në këtë parti politike, shkruan TV Malisheva.
Kësaj radhe, në AAK-në e Malishevës, ka aderuar Safet Bacaliun, që Berisha përmes një shkrimi në Facebook thotë se rrjedh nga një familje e njohur për bujarinë dhe idealet atdhetare.
“Safeti është nga Kijeva dhe jam i sigurt se ky lokalitet i rëndësishëm në aspektin strategjik për Malishevën do ta përqafojë programin Për Malishevën që Duam”, shkruan Berisha në Facebook, përcjell TV Malisheva.
Ja shkrimi i Berishës:
Mirëprita në degën e AAK-së Safet Bacaliun që rrjedh nga një familje e njohur për bujarinë dhe idealet atdhetare.
Safeti është nga Kijeva dhe jam i sigurt se ky lokalitet i rëndësishëm në aspektin strategjik për Malishevën do ta përqafojë programin Për Malishevën që Duam.
#AAK121
#KB
#KijevaQeDuam
#MalishevaQeDuam /TV Malisheva