Do ta kollofitni me kënaqësi, as një thërrime nuk do të mbetet!
Kombinim perfekt i çokollatës dhe lajthive.
Nëse doni të forconi shijen e ëmbël, shtoni me maje thike spec të bluar në përzierje – rezultati do t’ju kënaqë! – transmeton Telegrafi.
Ëmbëlsira Brownie vjen nga kuzhina tradicionale amerikane.
Përbërësit:
– 250 g gjalpë;
– 200 g çokollatë të zezë për zierje;
– 80 g pluhur kakaoje;
– 70 g miell;
– 350 g sheqer pluhur;
– 1 lugë e vogël pluhur për ëmbëlsira;
– 4 vezë;
– 50 g lajthi.
Përgatitja:
Furrën nxeheni në 180 gradë Celsius.
Në avull shkrini gjalpin dhe çokollatën, duke i përzier derisa të bashkohen. Shtoni lajthitë e grira.
Përziejeni miellin e situr me kakaon, pluhurin e ëmbëlsirave dhe sheqerin pluhur. Përziejeni me çokollatë dhe gjalpë.
Shtoni vezë të rrahura dhe përzieni të gjitha mirë në mënyrë që të mos ketë droçka.
Nxirreni nga teneqja vetëm kur të jenë ftohur.
Shijojeni. /TV Malisheva