Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dyshimtë dhunimi që ka ndodhur dje në Vushtrri.
Një burrë ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia, por pas një kohe ajo ishte kthyer dhe ka treguar se kishte qëndruar me të dyshuarin mashkull sh/k me të cilin janë në lidhje.
Viktima me urdhër të prokurorit është dërguar për ekzaminim mjekësor në IML, kurse i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është inicuar si dhunë./TV Malisheva
“Vushtrri , 12.10.2022 – 01:00. Ankuesi mashkull sh/k ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia, por pas një kohe ajo ishte kthyer dhe ka treguar se kishte qëndruar me të dyshuarin mashkull sh/k me të cilin janë në lidhje. Viktima me urdhër të prokurorit është dërguar për ekzaminim mjekësor në IML, kurse i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.