Një 70 vjeçar i prekur me Covid-19 ka humbur jetën në Maqedoninë e Veriut, dhe shtatë raste të reja të infektuara janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit.
Prej gjithsej 207 testeve të realizuara gjatë kësaj periudhe kohore, shtatë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, që sipas qyteteve, tre raste janë regjistruar në Tetovë, dy në Kumanovë dhe dy në Koçani, shkruan Alsat.
Ndërsa personi i cili ka humbur jetën është një 70 vjeçar nga Struga i cili ishte pranuar në spitalin “8 shtatori” më 8 prill.
Me viktimën e fundit, numri i personave që kanë humbur betejën me koronavirus në këtë shtet shkon në 55.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 24 persona që janë shëruar nga Covid-19. Personat e shëruar kanë trajtuar sëmundjen në kushte shtëpiake.
Sipas statistikave të fundit n Maqedoninë e Veriut deri tani nga Covid-19 janë shëruar gjithsej 224 persona