Disa njerëz kanë një rrezik më të lartë të infeksionit me koronavirus. Grupet më të prekshme përfshijnë të moshuarit me kushte shëndetësore para-ekzistuese, njerëz që kanë bërë një transplant organi, njerëz me malinje të caktuara ose sëmundje të rënda të frymëmarrjes.
Por, sipas një studimi të ri, njerëzit që kanë grup gjaku zero kanë një rrezik më të ulët të infektimit me virusin SARS-CoV-2, i cili shkakton COVID-19.
Studimi u botua në revistën Annals of Internal Medicine dhe përfshiu 225.556 të anketuar mosha mesatare e të cilëve ishte 54-vjeç. Studiuesit zbuluan se njerëzit me grup zero të gjakut kishin një rrezik 12 për qind më të ulët të infeksionit me koronavirus sesa njerëzit me grupin e gjakut A, AB ose B.
Përveç kësaj, grupi i gjakut zero u shoqërua gjithashtu me vdekshmëri më të ulët nga kjo sëmundje. Rreziku i vdekjes ose i zhvillimit të rëndë COVID-19 ishte 13 për qind më i ulët te njerëzit me grup gjaku zero./TV Malisheva