Ata që qajnë gjatë filmave, tregojnë empati. Duhet të jesh një njeri i fortë që të jesh empatik. Njerëzit që qajnë gjatë filmave zakonisht sulmohen nga miqtë dhe lëndohen nga të dashurit e tyre. Për më tepër, ata që qajnë gjatë filmave kanë empati përkundrejt njerëzve të tjerë që luftojnë.
Shumë njerëz si për shembull psikotikët dhe narcizistët lindin pa empati. Ata nuk e vënë kurrë veten në vendin e të tjerëve dhe nuk duan t’ia dinë nëse janë të trishtuar. Këta njerëz përpiqen me të vërtetë t’u qëndrojnë pranë të tjerëve. Dhe e dinë që prania e heshtur e dikujt kur personi tjetër është duke kaluar vështirësi është një akt mirësie.
Zemrat e tyre mund të thyhen nga të tjerët por ama ata nuk reshtin së kujdesuri për të tjerët. Ndonëse ata e marrin veten nga filmi, ata e lënë pas empatinë. Kjo do të thotë që ata janë në gjendje të bëjnë ndryshimin mes trillit dhe realitetit.
Për më tepër, jeta mund t’i vërë njerëzit përballë shumë sfidave në çdo kohë. Të kujdesesh për të tjerët ndërkohë që po kalon vështirësi në jetën tënde kërkon shumë forcë dhe energji. Të kesh empati në të tilla situata për njerëzit e tjerë zbulon shumë për personalitetin e njerëzve. Ata janë aq të fortë sa të ndiejnë dhimbjen e të tjerëve dhe të jenë të fortë për ta. Kjo është një ndër gjërat më të bukura për këta lloj njerëzish.
Por nuk është e gjitha, ata mund të qajnë gjatë filave sepse ndoshta kanë provuar ngjarje të ngjashme me ata të ekranit.
Për më tepër, përveçse të fortë, ata që qajnë gjatë filmave janë njerëz pranë të cilëve është mirë të jesh: ata janë mjaft të matur dhe të ndërgjegjshëm ndaj emocioneve dhe ndjenjave të të tjerëve. Plus, janë shumë të mirë në punën në grup si edhe udhëheqës shumë të mirë. gjithashtu, ata janë partnerë dhe miq të çmuar.
Këta njerëz e kanë të vështirë të përmbajnë emocionet e tyre nën kontroll për shkak të librave, filmave të mirë etj. Në përgjithësi jeni me fat nëse keni pranë një person si ata.