Njeriu më i pasur i Ukrainës, Rinat Akhmetov është zotuar se do të ndihmojë në rindërtimin e qytetit të Mariupolit, ku ai zotëron dy fabrika të mëdha çeliku.
Në 8 vite luftime në lindje të Ukrainës, Akhmetov e ka parë perandorinë e tij të biznesit duke iu shkatërruar, megjithëse mbetet i sigurt se ushtarët ukrainas do ta mbrojnë qytetin, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.
“Mariupol është një tragjedi dhe një shembull global i heroizmit. Për mua, Mariupol ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një qytet ukrainas,” tha Akhmetov.
Kompania e tij Metinvest, prodhuesi më i madh i çelikut në Ukrainë, njoftoi përmes një deklarate se nuk do të punonte kurrë nën pushtimin rus.
Sipas kompanisë, rrethimi i Mariupolit kishte çaktivizuar më shumë se një të tretën e kapacitetit të prodhimit të metalurgjisë në vend.
/TV Malisheva
/TV Malisheva