Njësia Speciale Operative (ROSU) ka paralajmëruar protestë për të enjtën e 2 nëntorit, për shkak të pakënaqësive me pagat, shtesat si dhe rrezikshmërinë në vendin e punës.

Burimet kanë mësuar se protesta do të organizohet para objektit të Qeverisës së Kosovës, ku do të shpalosen specifikisht kërkesat e tyre.

Protesta do të fillojë nga ora 11:00.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e mbajtur të premten njoftoi se shtesat e rrezikshmërisë do të fillojnë të aplikohen nga muaji nëntor.

“Në këtë propozim përfshihen gjithsej 7 kategori të pozitave në Policinë e Kosovës, të cilët janë subject i rrezikshmërisë. Shtesat për njësitë elitare, Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejt dhe Njësia për Mbrojtje të Afërt janë nga 150 euro shtesë, të pagës bazë. 120 euro për Njësinë Speciale Operative, K9 dhe Njësia për Eskploziv dhe Demolim”, ka thënë Kurti.

/TV Malisheva

Share.