Në përvjetorin e parë të fillimit të luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i është drejtuar popullit të tij me fjalë motivuese për luftën dhe rezistencën përgjatë një viti.

Ai ka thënë se ky është vit i pathyeshmërisë për Ukrainën.

“Më 24 shkurt, miliona prej nesh bëmë një zgjidhje. Jo një flamur të bardhë, por flamurin katërt dhe verdhë. Jo ikjen, por ballafaqimin. Ballafaqimin me armikun. Rezistencën dhe përpjekjet… Ka qenë një vit i dhimbjes, besimit, pikëllimit dhe bashkimit. Dhe ky është një vit i pathyeshmërisë. Ne e dimë se ky vit ka me qenë viti i fitores sonë!”, shkruan presidenti ukrainas, shkruan BBC.

Ka pasur paralajmërime se Rusia mund të planifikojë një sulm që të përkojë me përvjetorin.

Një vit më parë sot, Rusia filloi një agresion të plotë të fqinjit të saj Ukrainë, duke shkaktuar luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Që atëherë, dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur, qytete të tëra janë shkatërruar dhe miliona janë larguar nga vendi.

/TV Malisheva

Share.