Shpesh herë ndodhë që brenda fisit apo familjes të ndodhin debate.

‘Të gjithë’ kemi nga një familjarë me të cilët nuk flasim, apo nuk kemi folur dikur.
Edhe personazhet e famshëm shqiptar ashtu si ne ka pasur raste të tillë.

Një nga rastet që bëri bujë ishte sherri në mes Robert Berishës dhe kunatës së tij, Tunës.

Madje nga ky sherr u tha se Roberti nuk flet as me vëllain e tij Patrisin .

Ata nuk shkuan te njëri-tjetri për ditëlindjet e fëmijëve.

Roberti nuk shkoj në ditëlindjen e Tianit, ndërsa Patrisi në ditëlindjen e Reenes.

As Tuna dhe Nora nuk flasin edhe pse dikur kanë qenë shoqe të mira.

Sherri tjetër që bëri bujë ishte në mes kushërirave Beatrix Ramosaj dhe Angjelina Hadergjonaj.

E në këtë histori ‘mollë sherri’ ishte miku i Angjelines.

Beatrix flitej se i ka kërkuar një miku të Angjelines ta ndihmoj të bëjë karrierë në Amerikë, e kjo gjë si duket nuk i ka pëlqyer Angjelines.

Dafina Zeqiri dhe motra e saj Besa nuk flasin me babanë e tyre prej vitesh.

Motra e Dafines, ka deklaruar se babai i tyre i kishte braktisur kur kanë qenë të vogla dhe për këtë arsye sot e asaj dite nuk flasin.

Edhe Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë botërorë për një kohë nuk foli me babin e saj.

Shkak për këtë ‘krisje’ të raporteve mes vete, u bë klipi i Bebes me disa skena provokuese të cilat nuk i pëlqyen të atit.

Këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili, ka deklaruar se nuk fliste me motrën e saj Emën edhe pse të dyja jetonin në një shtëpi por nuk flisnin më njëra-tjetrën, por ishte nëna e tyre ajo e cila i pajtoj.

Arsyet ende nuk dihen.

Share.