Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka publikuar një njoftim për qytetarët e vendit tonë që udhëtojnë për në shtetin gjerman.

Sipas këtij njoftimi, qytetarët që udhëtojnë për në Gjermani që nga java që vjen do të mund të bëjnë testin për koronavirus në të gjitha aeroportet e këtij shteti.

“Të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga Kosova në Gjermani nga fillimjava që vjen do të kenë mundësi të bëjnë Testimin për Covid 19 në të gjitha Aeroportet e Gjermanisë. Këtë vendim e kanë marrë sot Ministrat e Shëndetësisë së 16 Landeve të Gjermanisë në koordinim me Ministrinë Federale të Shëndetësisë së Gjermanisë. Luteni të zbatoni informatat dhe masat që Qeveria e Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike japin udhëtoni në vendlindje. Luteni që të zbatoni infromatat dhe masat që Qeveria e Gjermanisë dhe Qeveritë e Landeve japin kur ktheheni nga pushimet nga Kosova në Gjermani”, thuhet në njoftim./Tv Malisheva

Share.