Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë, njofton qytetarët e Komunës së Malishevës se për shkak të Pandemisë COVID-19, kësaj radhe nuk do te falet namazi i bajramit në asnjë xhami të komunës sonë.

NJOFTIM

Të nderuar besimtarë
Vëllezër dhe motra,

Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë, njofton qytetarët e Komunës së Malishevës se dita e parë e Fitër – Bajramit është të dielën më 24 maj 2020.

Për shkak të Pandemisë COVID-19, kësaj radhe nuk do te falet namazi i bajramit në asnjë xhami të komunës sonë.

Në kohën e Fitër – Bajramit Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava do t’i drejtohet opinionit drejtpërdrejt (në kohë reale) me Mesazhin e Bajramit.

Po ashtu, në të gjitha xhamitë e komunës sonë në ora 05:42 përmes minareve do të këndohen tekbire dhe salavat të cilat tregojnë fillimin e festës së Fitër Bajramit.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë fton të gjitjhë besimtarët e komunës sonë që t’u përmbahen udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për t’u mbrojtur nga Pandemia dhe kësaj radhe t’i kursejnë vizitat grupore e familjare gjatë ditëve të festës!

Lusim Zotin e Madhëruar të pranojë agjërimin, namazet, sadakanë dhe të gjitha veprat e mira si dhe t’na largojë pandeminë Covid-19 dhe t’i kthehemi jetës tonë normale!

Gëzuar Festa e Fitër Bajramit!

Këshilli i Bashkësisë Islame
Malishevë/ Tv Malisheva

Share.