Nesër, më 14.07.2022 do të filloj fushata e dezinsektimit kundër rriqrave të zonave endemike, në territorin e Komunës së Malishevës.
Dezinsektimi bëhet në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), virus i cili përmes rriqrave përcillet tek njeriu.
Fushata e dezinsektimit do të filloj në fshatin Senik, të enjten më 14 korrik dhe vazhdon të premten më 15 korrik në fshatin Lladroc.
Obligohen banorët të marrin masat e duhura preventive, në veçanti bletarët, për kujdes të shtuar për bletët gjatë dezinsektimit.
Dezinsektimi fillon nga ora 07:00 dhe vazhdon deri në mesditë.
/TV Malisheva