Njoftohen banorët e qytetit të Malishevës, se në tri ditët në vijim, do të bëhet dezinsektimi kundër rriqrave. Dezinsektimi i hapësirave publike dhe private, bëhet në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).

Luten qytetarët për marrjen e masave preventive, në veçanti bletarët, për kujdes të shtuar ndaj bletëve, gjatë orarit të dezinsektimit, që fillon nga ora 08:00 dhe zgjatë deri në ora 12:00 dhe nga ora 19:00-21:00

Dezinsketimi do të bëhet sipas këtij orari:

MIRDITA, Lagja e RE dhe Lagja HOTI- 14.06.2020, – Lagja e GURIT dhe VESELAJ- 15.06.2020, dhe – MEKAJ, MATOSHI dhe HYSENAJ- 16.06.2020, ora 08:00-12:00 dhe nga ora 19:00-21:00.

Për çdo ndryshim eventual të orarit, do të njoftoheni me kohë./ Tv Malisheva

Share.