Njoftohen OJQ-të dhe bizneset e Komunës së Malishevës që të marrin pjesë në sesionin informues i cili organizohet nga AZHR dhe Komuna e Malishevës.
Sesioni informues ka të bëjë me aplikimin për grante të cilat ofrohen nga Zyra e BE-së në Kosovë me qëllim të përkrahjes së OJQ-ve dhe bizneseve kosovare.
Sesioni informues mbahet më 16 tetor 2019, ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës në Malishevë.

Share.