“Ajo që ka ndryshuar tani është se ata tani jo vetëm po dëgjojnë, por po dëgjojnë edhe anën tonë dhe argumentet tona”, tha Bërnabiq për Pinktv.
Sipas Bërnabiq, ajo vlerësoi se Shtetet e Bashkuara janë shumë më eksplicite se BE-ja në kritikat ndaj Prishtinës “për gjithçka që nuk është bërë dhe për qëndrimin e tyre të pasinqertë në dialogun me Beogradin”.
“Edhe për mos formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, edhe për ndalimin e serbëve që të marrin pjesë në referendum dhe të votojnë në zgjedhje. Qëndrimi i tyre për këtë është shumë më i qartë”, u shpreh Bërnabiq.
Bërnabiq, e cila u takua me Donfried të martën, vuri në dukje se pjesa më e madhe e atij takimi ishte kushtuar ekonomisë dhe teknologjive të informacionit dhe se gjatë javëve të ardhshme do të shihet një prani më e madhe e kompanive amerikane në Serbi.
Kujtojmë se Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Azinë, Karen Donfried, vizitoi të martën Serbinë pasi një ditë më parë qëndroi në Kosovë.
Donfried gjatë vizitës në Prishtinë, ku u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, Donfried u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradin që të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, pasi sipas saj, status-quoja është e paqëndrueshme./TV Malisheva