Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Mitrovicë ka vdekur pasi ka rënë në një pus.
Lidhur me këtë rast, Policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet.
“HETIM MBI VDEKJEN-Mitrovicë Jugu 08.06.2023 – 14:45. Është raportuar se një femër nga Kosova ka vdekur pasi ka rënë në një pus. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh.
/TV Malisheva