Në seancën e sotme të Kuvendit kanë vendosur të mos marrin pjesë edhe deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo në shenjë kundërshtimi për caktimin e vlerës së koeficientit që është bërë e ditur sot nga qeveria e Kosovës.

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se koeficienti për pagat nuk adreson as për së afërmi inflacionin, i cili i ka goditur qytetarët e Kosovës.

Gashi: LDK nuk merr pjesë në seancë, koeficienti nuk adreson as për së afërmi çështjen e inflacionit

“Është ditë dhe është pritë që kjo qeveri që glorifikon krimin ndaj shqiptarëve, që mbron korrupsionin e Martin Berishajt dhe shumë të tjerëve, që rrit tatimin ndaj qytetarëve të Kosovës, dhe nuk merr asnjë masë që të lehtësoje jetën e qytetarëve të Kosovës, nuk mund të presësh të ketë zgjidhej për pagat në sektorin e publik. Pra, koeficienti i pagave as për së afërmi nuk adreson çështjen e inflacionit, i cili ka ndodh në këto dy vite, ku jeta e qytetarëve të varfër të Kosovës është bërë ferr. Të paktën është dashur të adresojë inflacionin, i cili për produktet bazë ka arrit rreth 80%. Në këto rrethana mendoj që nuk është normale të fillojë kështu seanca dhe ne të bëhemi sikur gjithçka është normale dhe mund të vazhdojmë. Ne nuk mendojmë që duhet të vazhdojë kjo seancë dhe mos na konsideroni si pjesë të kuorumit për të filluar seanca”, ka thënë Gashi.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se vlera e koeficientit për Ligjin e Pagave është 105 euro për vitin 2023.

 

           LEXO EDHE

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën: Vlera e koeficientit e rrit mjerimin në vendin tonë

/TV Malisheva

Share.