Rep-artisti i njohur, Noizy, vazhdon të jetë ndër më të dëgjuarit sa i përket zhanrit hiphop.

Kohëve të fundit artisti është ballafaquar me disa ‘diss-a’ nga kolegë të tij, çka bëri që reperi të reagojë.

Ditë më parë ai ka bërë të ditur se për të gjithë ata që i kundërvihen, do të përgjigjet përmes një kënge.

Gjatë ditës së djeshme (e martë) Noizy ka kërkuar një favor nga fansat, për të lansuar këngën e shumëpritur “Një herë e mirë”.

“100 mijë komente e publikoj Një herë e mirë”, ka qenë përshkrimi i tij.

Po ashtu në po të njëjtin imazh, reperi shihet me plot stil derisa po xhironte klipin e projektit të ri. /TV Malisheva

 

Share.