HMD Global ka marrë licencën për set-top boksa për produktet e streaming. Sipas rrjedhjes së fundit të informacioneve, set-top boksat e Nokia’së do të kushtojnë 100 euro kur të arrijë në tregun evropian.
Gjiganti i dikurshëm finlandez, Nokia me sa duket do të vijë edhe me produkte të reja inovative.
Hardueri është një kuti e zezë me logon e Nokia që gjendet në maje të pajisjes. Në pjesën e pasme pajisja ofron Ethernet port, HDMI, USB-C, porte për audio dhe AV me USB-A. Mbështet edhe dalje për cilësinë 4K, dual-band Wi-Fi, me Bluetooth 4.2 .
Kutia e parë e markës së quajtur Nokia Android TV del përpara fundvitit, dhe përveç Evropës, tani për tani nuk ka asnjë lajm nëse do të jetë në shitje edhe në Amerikë. /TV Malisheva