Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë në rrugë të mbarë për të fituar medalje në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Paris të Francës.

Nora (-57 kg) u kualifikua në çerekfinale, pas fitores ndaj francezs, Priscilla Gnetto, medaliste e bronztë Olimpike.

Distria Krasniqi arriti në gjysmëfinale të kategorisë (-52 kg). Ajo mposhti kampionen e botës 2017, japonezen Ai Shishime.

Share.