Xhudistja, Nora Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian në Montpellier të Francës në kategorinë deri 57 kilogramë.

Për medalje të bronztë, Nora e mposhti gjermanen Seija Ballhaus. Ndaj saj fitoi me Ippon në kohën shtesë.

Nora në fakt deri në finale nuk ishte në ditën më të mirë të saj, por megjithatë vazhdoi të jetë në podiumin e Kampionateve Evropiane.

/TV Malisheva

Share.