Nora Istrefi është një prej femrave më të bukura dhe më joshëse shqiptare, e cila çdo herë arrin të paraqitet me shumë stil.
Këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e dashur për publikun ndiqet nga më shumë 1.1 milion ndjekës në Instagram.
Me fansat në rrjetet sociale Nora ka ndarë imazhe nga performance e fundit, ku shihet me një fustan me ngjyrë të verdhë të kombinuar me një pallto lëkure me ngjyrë të zezë dhe taka të larta.
Ajo që binte në sy ishte ndryshimi në dukje i këngëtares që shihet me flokë të shkurtër dhe balluke.
Nora dukej plot shkëlqim, elegancë dhe atraktive, ndërsa nuk munguan as komplimentet nga ana e fansave të saj.