Norvegjia do të japë donacion për Kosovën më shumë se 180.000 doza të vaksinës kundërCOVID-19 të kompanisë AstraZeneca.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Twitter të faqes zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë.
Ministrja e Jashtme norvegjeze Ine Marie Eriksen Søreide, ka thënë se Kosova mund të varet në Ekipin e Evropës, dhe se vendimi për donacion është marrë pas bashkëpunimit të mirë me Miroslav Lajçak, përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Një javë më parë, në Kosovë ka nisur fushata e vaksinimit masiv kundër koronavirusit dhe deri më tani të paktën një dozë të vaksinës e kanë pranuar 141.008 persona.
Kosova është duke vaksinuar popullatën me vaksinat e pranuara nga Bashkimi Evropian dhe programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Në muajin maj, autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se kanë nënshkruar një kontratë me Pfizer, për blerjen e mbi 1 milion dozave të vaksinës./TV Malisheva