Norvegjia planifikon të blejë të paktën 54 tanke të brezit të ardhshëm “Leopard 2” nga Gjermania, njoftoi sot Oslo

Norvegjia “kryesisht dëshiron të blejë 54 tanke, por lë të hapur opsionin për të blerë edhe 18 tanke të tjera”, ndërsa planifikon t’i fus gradualisht në inventarin e forcave të saj të armatosura në periudhën 2026-2031, thuhet në deklaratën e qeverisë së vendit nordik.

Grupi i parë i tankeve të reja pritet të dorëzohet në vitin 2026, shton deklarata, duke nënvizuar se qëllimi është “forcimi i aftësisë norvegjeze të mbrojtjes dhe gatishmërisë kombëtare”.

Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë të mbrojtjes në Evropë, deklarata citoi kryeministrin Jonas Gahr Store të ketë thënë: “Me blerjen e tankeve gjermane, ne sigurojmë që Norvegjia të ketë të njëjtin lloj tankesh si fqinjët tanë nordikë dhe aleatët tanë të ngushtë”.

“Jemi duke krijuar gjithashtu lidhje më të ngushta të politikës së sigurisë me Gjermaninë”, shtoi Store.

Qeveria tha se prokurimi ishte brenda kufirit të kostos prej 19.7 miliardë korona norvegjeze (1.96 miliardë dollarë), përfshirë kostot shtesë. /AA/

/TV Malisheva

Share.