Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rezultatet për 24 orë e fundit, ku bëhet e ditur se kanë vdekur katër persona dhe janë infektuar 2250 të tjerë, shkruan TV Malisheva.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.245 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666.476 doza të vaksinës.

Deri më sot 227.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 11.814 testime, 2.250 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.700.

Në total numri i rasteve aktive është 16.341.

No description available.

Share.