AirPods kanë qenë prej aksesorëve më të shitur të Apple në vitet e fundit dhe kompania nuk po ngutet për ti ridizajnuar ndërsa po vuan si shumë kompani të tjera për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Apple AirPods nuk do të marrin një përditësim këtë vit. Analisti i mirënjohur i Apple Ming-Chio Kuo tha se prodhimi në masë i gjeneratës së tretë të AirPods do të nisë vetëm në gjysmën e parë të 2021 ndjekur nga gjenerata e dytë e AirPods Pro në tre mujorin e katërt të 2021 dhe të parin të 2022.
Dizajnët e nuk do të pësojnë ndryshime radikale po do të adoptojnë një pamje më elegante. Kuo refuzon sugjerimet se Apple do të prezantojë AirPods të rinj këtë vit duke thënë se po i ngatërrojnë me kufjet e reja Beats prodhuar po nga Apple.
AirPods kanë qenë prej aksesorëve më të shitur të Apple në vitet e fundit dhe kompania nuk po ngutet për ti ridizajnuar ndërsa po vuan si shumë kompani të tjera për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Aq më tepër AidPods Pro janë vetëm pak muaj të rinj dhe nuk do të kishte sens të përditësoheshin në këtë kohë./ Tv Malisheva