Birce Akalay, aktorja e njohur për rolin e Asllë në filmin “Dashuri bardhë e zi”, në një deklaratë të fundit për mediat turke, ka thënë prerë se nuk do të martohet përsëri.
Në fakt, në një dalje të fundit në Arnavutköy, dy ditë më parë, aktorja u përball me gazetarët, të cilët kanë nxituar ta pyesin për raportin e saj të ri me Fasih Saylan.
Edhe pse aktorja u tha se “nuk flas në mes të rrugës”, ata i kërkuan përgjigje vetëm për një pyetje: “A është e vërtetë që keni vendosur të martoheni?”, së cilës Akalay i ka kthyer një përgjigje të prërë: “Jo”.
Kaq u desh që mediat turke të etiketonin lajmin e parë për aktoren e njohur dhe arsyet e mundshme pse ajo nuk ka dëshirë të rimartohet.
Birce Akalay është martuar për herë të parë në vitin 2011, me Murat Ünalm??, por vetëm një vit më pas kjo martesë mori fund. Në vitin 2014, ajo pati një martesë të dytë me Sarp Levendo?lu, por edhe kjo mori fund 3 vjet më pas, në vitin 2017.
Pas kësaj martese, aktorja pati sërish një lidhje dashuri me balerinin Can Tunal?, por edhe marrëdhënia me të nuk zgjati shumë.
Për lidhjen e re të dashurisë, me Fasih Saylan, aktorja nuk ka dëshirë të flasë shumë, edhe pse, që prej muajit shkurt tashmë, çifti shihen pothuajse kudo bashkë. /TV Malisheva