Real Madridi ka vendosur ta huazojë mesfushorin e talentuar Brahim Diaz.

Ylli i ri spanjoll iu bashkua klubit madrilen në afatin kalimtar të janarit në vitin 2019 nga Manchester City, por nuk ka pasur hapësirat e duhura.

20-vjeçari këtë edicion është paraqitur në vetëm shtatë takime në të gjitha garat dhe nuk preferohet shumë nga trajneri Zinedine Zidane.

Real Madrid ka vendosur ta huazojë yllin e ri të Spanjës dhe për të kanë shfaqur interesim skuadrat nga La Liga si Real Sociedad, Espanyol, Getafe dhe Real Betis.

Megjithatë asnjëra nga këto skuadra nuk e kanë bindur spanjollin që synon të luaj me një klub më të madh.

Së fundmi interesim për transferimin e lojtarit ka shprehur gjiganti gjerman Borussia Dortmund.

Mediat gjermane kanë raportuar se verdhezinjtë kanë kërkuar nga Reali huazimin e Diazit për dy edicionet e ardhshme.

Në të njëjtën formë Dortmund dhe Real Madrid kishin vepruar për mbrojtësin maroken Achraf Hakimi ku rezultoi huazim i suksesshëm.

Realit po i pëlqen ideja e propozuar nga Dortmund dhe Diaz duket një hap pranë klubit të famshëm gjerman./ Tv Malisheva

Share.