Sharon Stone ka zbuluar se ka humbur nëntë fëmijë nga abortet.

Aktorja 64-vjeçare bëri një koment në një postim të revistës People, ku shfaqej Peta Murgatroyd, e cila kohët e fundit foli për dështimin e shtatzënisë, ndërsa bashkëshorti i saj, Maks Chmerkovskiy, ishte në Ukrainë.

Stone komentoi: “Ne, si femra, nuk kemi një forum për të diskutuar thellësinë e kësaj humbjeje. Kam humbur nëntë fëmijë nga një abort.

“Nuk është gjë e vogël, fizikisht apo emocionalisht, por ne jemi bërë të ndiejmë se është diçka për të përballuar vetëm dhe fshehurazi me një lloj ndjesie dështimi.”

Stone shtoi: “Në vend që të marrim dhembshurinë, ndjeshmërinë dhe shërimin aq shumë të nevojshëm për të cilin kemi kaq nevojë. Shëndeti dhe mirëqenia e femrës, e lënë në kujdesin e ideologjisë mashkullore, në rastin më të mirë është bërë e dobët, në fakt injorante dhe në përpjekje të dhunshme shtypëse.”

Stone është nënë e tre djemve përmes birësimit, Roan Joseph Bronstein, 22 vjeç; Laird Vonne Stone, 17 vjeç; dhe Quinn Kelly Stone, 16 vjeç./TV Malisheva

Share.