Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç deklaroi sot se Serbia duhet të jetë e kujdesshme se kë do të zgjedhë nëse ka ambicie për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
“Nuk është koha për t’u ulur në dy karrige”, u tha Plenkoviç gazetarëve në Zagreb.
Ai iu përgjigj pyetjes për anulimin e vizitës së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Beograd, për shkak se Bullgaria, Maqedonia dhe Mali i Zi mbyllën hapësirën e tyre ajrore për aeroplanin që do të transportonte ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë.
“Kjo nuk ka të bëjë me ne, është një çështje midis Rusisë dhe Serbisë. Serbia duhet të jetë shumë e kujdesshme se kë do të zgjedhë dhe do të mbajë, nëse ka ambicie për t’u anëtarësuar në BE”, theksoi kryeministri kroat.
/TV Malisheva