Eder Militao u transferua verën e kaluar te Real Madrid dhe pritshmëritë për të ishin të mëdha.

Mbrojtësi brazilian i kushtoi 50 milionë euro gjigantit spanjoll, por pa arritur t’i tregojë aftësitë e tij.

22-vjeçari ka zhvilluar vetëm 13 ndeshje në të gjitha garat gjë që është pak për një futbollist që kushton 50 milionë euro.

Tottenham Hotspur e kishte lojtarin objektiv për ta transferuar në verë, por Reali duket se nuk do të heqë dorë nga braziliani.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Los Blancos i kanë dhënë mbështetje Militaos dhe se nuk do ta lejojnë largimin e tij nga Santiago Bernabeu së paku edhe për një vit.

Kampionët e shumëfishtë të Spanjës besojnë se braziliani do të jetë njëri nga shtyllat e ekipit në të ardhmen dhe kjo është arsyeja që kanë refuzuar largimin e tij.

Largimi i brazilianit nga Reali do të mund të ndodhte vetëm nëse Los Blancos do të nënshkruanin me De Ligt dhe Militao atëherë nuk do të mund të kishte hapësira në formacionin e Realit.

Reprezentuesi brazilian kritikat më të mëdha i mori në ndeshjen e fundit të La Ligas, ku Real Madridi pësoi humbje ndaj Betisit 2-1, ndërsa paraqitja e tij la shumë për të dëshiruar. /Tv Malisheva

Share.