Arjan Çani u ka rezistuar policisë duke mos i lënë t’ia bëjnë testin për alkool.
Prezantuesi i programit ‘Zonë e lirë’, Arjan Çani është bërë protagonist i një përballje me policinë rrugore të Tiranës, shkruan lajmi.net.
Në videon e postuar policia dëgjohen duke i kërkuar që t’ia bëjnë testin për alkool dhe ai ka rezistuar që ta bëjë një gjë të tillë.
Nuk dihet se kur është xhiruar kjo video dhe cili ka qenë epilogu i saj sepse ndërpritet shpejt.
Pritet të shihet se a do të reagojë vetë Çani për këtë situatë që u bë publike në rrjet.
https://www.instagram.com/p/B_UI6SsIK2J/?utm_source=ig_embed