Ka përfunduar përballja mes skuadrës së Kukësit dhe asaj të Egnatias, ku të dy skuadrat kanë ndarë pikët e barabarta.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Kukësit ka barazuar si vendase me rezultat 1:1 me Egnatian.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mesfushori nga Kosova Gjelbrim Taipi, i cili kalon Kukësin në epërsi prej 1:0 në minutën e 33′.

Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes, dhe të barazimit për Egnatian e shënoi sulmuesi Demir Imeri në minutën e 78′ të ndeshjes.

Me pikët e reja, skuadra e Kukësit zë vendin e tretë në tabelë me 45 pikë të arkëtuara, kurse Egnatia renditet në vendin e shtatë me 31 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes është 1:1.

/TV Malisheva

Share.