Me 22 vota pro dhe 53 kundër, nuk ka kaluar në Kuvend mocioni i LDK-së për shkarkimin e bordit të ZRrE-së, shkruan TV Malisheva.

Kundër shkarkimit të këtij bordi ka qenë Lëvizja Vetëvendosje.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se VV-ja është kundër shkarkimit të Bordit të ZRrE-së për shkak se nuk janë ofruar arsyetime të bindshme për një vendim të tillë.

“Nuk e ka pasur arsyetimin e bindshëm që duhet të ndërtohet në një rrethanë të tillë, kur brenda më pak se një viti kërkohet shkarkimi i Bordit që është emëruar po nga ky Kuvend. Në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë parashihen saktësisht situatat kur krijohen kushtet për shkarkimin e bordit”, ka thënë Kusari-Lila.

 

 

Share.