Mesfushori i Romës, Nzonzi së shpejti do bëhet me skuadër të re.

Negociatat mes Nzonzit dhe klubit të Katarit, Al Rayyan tashmë janë mbyllur dhe mesfushori do kalojë në skuadrën e re pas disa orëve.

Eksperti i transferimeve, Gianluca di Marzio njofton se zyrtarizimi do ndodh nesër.

Francezi do nënshkruajë kontratë dyvjeçare me vlerë 3 milionë euro për sezon plus bonuse dhe udhëtimet e përfshira.

Roma ndërkohë nuk fiton asgjë, por shpëton 5 milionë euro nga paga e futbollistit që do duhej ta pagunin deri në qershorin e vitit 2022. /TV Malisheva

Share.