Futbollisti më në formë i Kombëtares së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi do të mungojë në dy ndeshjet e radhës kualifikuese të Kosovës

25 vjeçari përmes rrjeteve sociale ka shkruar një mesazh për shokët e tij të Kombëtares dhe pamundësinë për të luajtur në këtë ndeshje.

“I uroj sukses të gjithë shokëve të mi për ndeshjen e nesërme! Njëherësh, ndjej keqardhje që nuk do të mund të jap mund në fushë bashkë me ta në këtë përballje të rëndësishme. Përkrahje e plotë, përherë“, ka shkruar Muriqi.

Bomber Muriqi aktualisht është golashënuesi më i mirë i Kosovës me tetë gola.

Share.