Policia e Kosovës ka arritur të sekuestrojë një armë të zjarrit e cila është përdorur nga i dyshuari, të cilën e ka përdorur gjatë një ahengu familjar me 14 korrik 2019, duke kryer veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Arma e sekuestruar nga Policia është pistoletë Stoeger Cougar 8000F, një karikator dhe 42 fishekë të kalibër 9 mm’, ku i dyshuari ka poseduar lejen përkatëse për armë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Krimteknikës, të cilët e kanë sekuestruar armën e dyshimtë.

Në lidhje me këtë rast është informuar prokurori i Shtetit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt hetimore. Poashtu, mbrëmë rreth orës 20:15, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë- Vushtrri, dëgjohen të shtëna. Njësitë sektoriale dhe reaguese në kuadër të Stacionit Policor Vushtrri, fillimisht kanë bërë lokalizimin dhe identifikimin e vendit, përkatësisht zonës nga ku ishin dëgjuar të shtënat.

Policia ka identifikuar shtëpinë nga ku dyshohej se ishte shtënë me armë, ku njëkohësisht ishte identifikuar se kishte aheng familjar.

Në këtë lokacion është konfiskuar një armë ‘tytëgjatë-prodhim kinez me nr. serik 313206’ si dhe në cilësi të provave materiale është marrë një gëzhojë e cal. 7.62×39 e cila dyshohet se është shkrepur në atë lokacion.

Po ashtu është arrestuar i dyshuari J. H., 38 vjeçar i cili dyshohet se ka përdorur armën, ku pas procedurave intervistuese i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Share.