Klubi i Atletikës “Malisheva”, ka njoftuar se atleti Olti Bytyqi ka vendosur rekord personal në disiplinën 800 metra, shkruan TV Malisheva.
16 vjeçari ka arritur rekord personal me rezultat 2.03.49, në mitingun rajonal në Mal të Zi.
Njoftimi i plotë:
Olti Bytyqi (16 vjeçar) përkundër erës që ishte vendosi rekord personal në disiplinën 800 m me rezultat: 2.03.49.
Ky rezultat u arritë në mitingun rajonal në Tivar të Malit të Zi ku morën pjesë 7 shtete.
Vazhdojmë të sigurt drejt Kampionatit Ballkanik.
  /TV Malisheva

Share.