Guvernatori i rajonit verior të Ukrainës, Viacheslav Chaus, tha se forcat ruse nuk i kanë ndaluar sulmet në Chernihiv, pavarësisht premtimit të Moskës së do të ngadalësojë sulmet ushtarake në këtë zonë.

Në një reagim në rrjete sociale ai theksoi se nuk beson aspak në premtimet e zyrtarëve ruse.

“Forcat ruse kanë kryer sulme në qytetin Nizhyn dhe gjatë gjithë natës kanë goditur Chernihiv2, ka thënë ai.

Edhe guvernatori rajonal i Donetskut , Pavlo Kyrylenko, tha se forcat ruse po bombardojnë pothuajse të gjitha qytetet përgjatë vijës së frontit që ndan territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase nga Donetsku.

Mediat e huaja shkruajnë se situata mund të përkeqësohet, pasi forcat ruse përqendruan përpjekjet e tyre për të sulmuar në atë rajon.

Kujtojmë se ditën e djeshme rusët njoftuan se do të ngadalësonin operacionet ushtarake në Chernihiv dhe në Kiev.

/TV Malisheva

Share.