Luiza Gega regjistroi një tjetër sukses në kampionatin ekipor Europian të Atletikës që po zhvillohet në Shkup. Atletja shqiptare fitoi garën e 5 mijë metrave, duke vendosur dhe rekord kombëtar.

Atletja shqiptare ndali kronometrin në kohën 15 minuta, 36 sekonda e 62 të qindtat, duke lënë pas rumunen Fisikoviçi dhe serben Jevtiç.

Ajo ka arritur të kapë në këtë turne, normën për Lojërat Oliompike të Tokios që do të zhvillohen verën e ardhshme në Japoni. Kjo do të jetë hera e dytë si e kualifikuar me normë olimpike, një arritje që vlerëson përpjekjet e saj në të gjithë sezonin.

Share.