Një nga komandantët udhëheqës të seperatistëve pro-rus në rajonin e Donetskut, Aleksandër Khodakovsky, tha se trupat çeçene të ardhura me urdhër të liderit të këtij vendi, Ramzan Kadyrov, nuk ishin të afta për misione luftarake.

Njëherit udhëheqësi autoritarë çeçen është njëri ndër politikanët më besnik ndaj presidentit rus Vladimir Putin, por që 20 vite më parë, vetë Putin kishte luftuar ndaj babait të Kadyrovit, ku Rusia kishte shtypur me dhunë kryengritjet çeçene.

Që kur me 24 shkurt filloj agresioni rus mbi Ukrainën, trupat e këtij rajoni ishin ndër të parat të cilët u dërguan në luftime në vijat e frontit.

Por shumë njësi të tilla u asgjësuan shumë shpejt nga mbrojtja ukrainase, madje duke lënë të vdekur edhe komandantin më të besuar të Kadyrovit, Magomed Tushayev, i cili u vra në ditët e para të luftimeve.

/TV Malisheva

Share.