Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me akreditimin e vëzhguesve që do të përcjellin procesin zgjedhor të 6 tetori.
Ky institucion ka akredituar të hënën grupin e radhës prej 17 mijë e 652 vëzhguesish.
Deri më tani 32 mijë e 875 është numri i vëzhguesve të akredituar nga KQZ-ja kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në ditën e zgjedhjeve.
Shumica prej tyre përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje dhe OJQ vendore.
Procesi i akreditimit të vëzhguesve nuk është përmbyllur akoma.