Parashikimet e vitit të kaluar në lidhje me futjen e përshpejtuar të funksionalitetit 5G në fushën e rrjeteve dhe pajisjeve u bënë të vërteta, kështu që numri i pajtimeve globale 5G në të gjithë botën arriti në 200 milionë, ndërsa u ndërtuan deri në 800 mijë lokacione 5G.
Falë aplikimit të kësaj teknologjie, përvoja e përgjithshme e përdoruesit është përmirësuar më shumë se dhjetë herë, u njoftua gjatë konferencës për media dhe analistë, përpara ngjarjes më të madhe globale të Kongresit Botëror “Mobile Shanghai 2021” në fushën e teknologjisë së informacionit duke filluar nga sot dhe do të zgjasë deri të enjten.
Sipas CEO-s së Carian Business Group dhe presidentit, Rian Ding, Huawei u ka mundësuar operatorëve që të veprojnë në mënyrë stabile në vitin pandemik duke zhvilluar 300 rrjete të reja në më shumë se 170 vende, raporton dailyft.
Në këtë mënyrë, jo vetëm që i ndihmoi ata të ofrojnë shërbime më shpejt dhe në mënyrë më efikase, por edhe të zgjerojnë biznesin e tyre me 22 milion përdorues të rinj të rrjetit pa tel.
Falë kësaj, përdoruesit ishin në gjendje të shijonin avantazhet e teknologjisë së telekomunikacionit në sfera të ndryshme në rrethanat e ndryshuara të jetesës të shkaktuara nga pandemia, por edhe të kryenin me sukses punën e tyre nga shtëpia. /TV Malisheva